Connect with us

Rajon

Njëriu i mirë Aleksandër Vuçiç…

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se ka folur me serbët e Kosovës që të jenë të gatshëm për dialog dhe për çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës.

Megjithatë, ai ka folur pa e specifikuar nëse i ka inkurajuar për të marrë pjesë në zgjedhje opo jo, përkundër që pjesëmarrja në zgjedhje e serbëve ishte kërkesë për Serbinë nga bashkësia ndërkombëtare për ta shtensionuar situatën në veri të Kososvës.

“Ne kemi treguar vullnet të mirë, kemi biseduar me përfaqësuesit e serbëve që të pranojnë dialogun për mbajtjen e zgjedhjeve në veri. Ne gjithmonë e kemi konsideruar dialogun si mënyrën e vetme për të zgjidhur problemet, dhe problemet vetëm po akumulohen”, tha Vuçiç.

Vuçiç përmendi edhe deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për dërgimin e Njësive Speciale në veri të Kosovës.

“Prishtina ka dashur të dëshmojë se si pushteti i tyre nuk ka fund dhe përkundër mesazheve të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për policinë në veri – ata kanë hyrë në Zubin Potok” – pretendoi presidenti serb

Advertisement