Connect with us

Bota

Njerka torturoi mizorisht 10-vjeçaren, i theu qafën dhe i hodhi piper djegës në sy

Një grua nga Kalifornia është dënuar me 15 vjet burg për torturimin e thjeshtrës së saj 10-vjeçare dhe abuzimin me tre fëmijë të tjerë.

Vajza që u dhunua brutalisht i tha njerkës së saj në fund të gjyqit: “Shpresoj të vdesësh”.

Mayra Chavez, 35 vjeç, nga Anaheim, e dhunoi 10-vjeçaren e cila përfundoi me qafë të thyer, një kockë të dalë dhe mavijosje nga koka te këmbët sipas prokurorit.

Gruaja që tregoi brutalitet të jashtëzakonshëm ndaj vajzës u dënua muajin e kaluar për keqtrajtim dhe rrezikim të fëmijëve, si dhe për lëndim të rëndë trupor.

Gjatë gjykimit, dëshmitarët përshkruan në detaje abuzimin që ka pësuar vajza.

10-vjeçarja ka përjetuar tortura të tmerrshme. Njerka i lidhte këmbët dhe duart dhe e zhyste bë vaskë plot me akull. Madje disa herë i hidhte piper djegës në sy.

“Ne do të kuptojmë se si ndodhi kjo dhe çfarë mund të bëhet për të parandaluar që një fëmijë tjetër të vuajë fatin që këta fëmijë pësuan”, tha Prokurori i Qarkut Orange, Todd Spitzer.

10-vjeçarja hyri në sallën e gjyqit dhe i tha Chavez: “Shpresoj që të vdisni”.

Chavez u dënua gjithashtu për abuzim me një vajzë tjetër dhe dy nga fëmijët e saj. Juria e dënoi atë për sulm ndaj djalit të saj 17-vjeçar.

Në gusht 2022, babai i vajzës, Domingo Junior Flores, e çoi fëmijën në spital kur ajo nuk reagonte.

Ai i tha policisë dhe stafit të spitalit se vajza, e cila peshonte vetëm 22 kg, ishte goditur duke rënë nga shkallët. Flores është në pritje të gjyqit për të njëjtat akuza për të cilat u dënua partnerja e tij.

Babait të vajzës i ishte dhënë kujdestaria e plotë e dy vajzave të tij më të mëdha pas një beteje të gjatë ligjore me ish-gruan e tij.

Advertisement