Kronike
Njihej me nofkën “Buzëderri”, kush është babai i Gëzim Sinomatit që u qëllua për vdekje
Sokol Sinomati, babai i të riut që u vra këtë mbrëmje, në vitet 2000, në moshën 27 vjeçare tronditi qytetin e Vlorës duke qëlluar me breshëri automatiku ndaj Sokol Nuhos.
I vetëshpallur si anëtar i bandës së Gazment Brrakës, ai zbriti nga makina e tij tip “Benz”, dhe qëlloi në mes të ditës me breshëri automatiku ndaj Sokol Nuhos, në atë kohë 29 vjeç.
Ky i fundit ishte i armatosur, dhe prandaj i është kundërpërgjigjur për vetëmbrojtje duke qëlluar me pistoletë teksa qëndronte i ulur brenda në lokal.
Mirëpo, shënjestra e tij, shpëtoi pasi asnjë plumb nuk e preku.
I vrarë aksidentalisht mbeti Luigj Xhafa, 42 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletën e tijn pak metra më tutje. Ai gjeti vdekjen mënjëherë, duke u goditur nga një plumb në anën e djathtë të krahërorit.
Në atë kohë dëshmitarët okularë treguan se të plagosur mbetën edhe dy kalimtarë të tjerë, një burrë dhe një grua.
Mjekët e spitalit të Vlorës deklaruan se askush nuk është paraqit për të kërkuar ndihmë. “Buzderi” ishte larguar në drejtim të Radhimës, ku dhe u strehua në një nga vilat e plazhit. Ai u rrethua nga forca të shumta policie dhe për plot 3 orë nuk pranoi të dorëzohej. Madje kërcënonte se do të hapte zjarr, gjë që nuk e bëri. Më pas u dorëzua.
Burime për mediat bënë me dije se ai pranoi se qëlloi në drejtim të Nuhos për shkak të një sherri të vjetër.
Tanimë, 23 vite më vonë, djali i tij është vrarë pabesisht teksa rrinte në ballkonin e banesës së tij, në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri”.
Një vit më parë, më 3 janar 2022, një sasi tritoli i ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës së xhaxhit të 22-vjeçarit, Bernad Sinomati. Në atë kohë policia bëri me dije se automjeti kishte shumë kohë që qëndronte i parkuar, pasi pronari ndodhej jashtë vendit.
Çka bëri që të lindin dyshimet se sasia e tritolit kishtë për qëllim dhënien e një mesazhi ndaj viktimës. pasi pronari i mjetit prej kohësh ndodhej jashtë shtetit. Si pasojë u regjistruan dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Bernad Sinomati është vënë në pranga në vitin 2015 për armëmbajtje pa leje dhe rezulton i dënuar në Belgjikë, ku vuajti edhe dënimin. Mirëpo, dyshohet se vrasje e nipit të tij ka të bëjë me dy grupe të fuqishme kriminale në qytetin e Vlorës, ku deri më tani janë shënuar disa viktima.
Deri më tani ende nuk dihen shkaqet apo rrethanat e vrasjes së të riut, Gëzim Sinomati.
Sakaq, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në këmbë.
Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.
Pak minuta më parë u gjet edhe një automjet i djegur pranë stacionit të trenit në dalje të qytetit të Vlorës. Mendohet se autorë kanë përfituar nga errësira dhe kanë braktisur mjetin tip “BMË”, në lagjen “24 Maji”.
Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.
“Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/v,” njoftoi më herët policia.