Connect with us

Aktualitet

Njihen pensionet me Italinë, ja sa shqiptarë do të përfitojnë

Shqipëria dhe Italia kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet.

Rreth 500 mijë shqiptarë që punojnë në Itali do të përfitojnë, kur marrëveshja të miratohet në parlamentet e dy vendeve.

Procesi për njohjen e kontributeve ka nisur në vitin 2014 dhe tashmë është drejt përmbylljes.

Çështja ka mbetur peng i negociatave të dyja palëve për shumë vite për shkak të numrit të madh të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Itali.

Për të ardhur te kjo marrëveshje, janë dashur rreth 10 vite nga qeveria shqiptare.

Në vitin 2016, ishin 250 mijë shqiptarë të regjistruar si të punësuar në Itali dhe 19 mijë italianë të regjistruar në Shqipëri.

Advertisement