Connect with us

Kosova

NJOLLA NE FYTYRE/ Ja çfarë paralajmëroi Gjuriç për Perëndimin dhe Kosovën

“Serbët në Kosovë, që nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet në Prishtinë, po përjetojnë momentet më të vështira në dy dekadat e gjysmë të fundit, dhe kërcënimi i të drejtave njerëzore dhe politike të komunitetit serb është gjithashtu një njollë në fytyrën e aktorëve ndërkombëtarë të pranishëm në Kosovë” – keshtu ka theksuar në një intervistë për Frankfurt “Vesti” ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriq duke shtuar se “Serbia do të vazhdojë të luftojë për mbrojtjen e interesave të saj shtetërore dhe kombëtare”
Sipas Gjuric, është turp që Evropa moderne është e ekspozuar ndaj sfidave të tilla, si ato te Albin Kurtit.
Ai theksoi gjithashtu se Serbia vepron si një partner i besueshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe se përfaqësuesit e Europes, tjeter gje thone në publik dhe një tjetër në takime me dyer të mbyllura.
I pyetur se në çfarë mënyre dhe nëse është e mundur të ndryshohet qëndrimi i vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ai theksoi se vetë fakti që gati 30 shtete kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës dëshmon se kjo çështje është larg përfundimit.
I pyetur gjithashtu se sa lajm i mirë apo i keq është ardhja e Donald Trump për Serbinë, ministri u përgjigj se strukturat politike dhe diplomacia serbe prej vitesh po ndërtojnë një dialog strategjik me SHBA-të dhe një rrjet bashkëbiseduesish të gatshëm të dëgjojnë argumentet tona dhe të ndajnë me ne vizionin e një Serbie moderne dhe të begatë, e cila do të jetë, në të ardhmen, jo vetëm një shtyllë stabiliteti, por edhe një motor i zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

Advertisement