Connect with us

Pinknews

Noizy në burg/ Stresi kërkon ndihmë nga Rama: Reago për shokun tonë

Reperi i njohur shqiptar Stresi ka reaguar sërish nga arratia, përmes rrjeteve sociale, ku ka komentuar vendimet e marra nga Gjykata e Tiranës.

Vendimi përfshin burgosjen e reperit të njohur, mikut të tij Noizyt dhe ekstradimin e tij në Kosovë. Kjo kërkesë është bërë me dije nga ministrja e Drejtësisë e Kosovës Albulena Haxhiu

Stresi, që gjithashtu është në kërkim policor, ka bërë një apel publik drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke kërkuar ndihmë për mikun e tij, Noizyn.

“Edi Rama, dil fol pak për shokun tonë, sepse është e padrejtë çdo gjë? Kaq kollaj qenka se çohet Albulena i teket asaj për një ngatërresë klubi dhe lëshon urdhër ndërkombëtar”, ka shkruar në Instastory, reperi nga Tropoja, Arkimed Lusha (Stresi).

Stresi2

Reagimi i Stresit vjen pas tensioneve të fundit mes tij dhe autoriteteve të Kosovës, duke vënë në dukje shqetësime për drejtësinë dhe mënyrën sesi po trajtohet rasti i Noizyt. Çështja e ekstradimit të Noizyt në Kosovë mbetet ende tepër e diskutuar.

Advertisement