Connect with us

Pinknews

Noizy thirrje publike Luana Vjollcës

Reperi i njohur shqiptar, Noizy ka reaguar në rrjetet e tij sociale pas sfidës me sfidën “Paintball” në emisionin “Zemër Luana” ku të ftuar ishin MatoLale dhe Marin.

Një ndër pyetjet që iu bë reperëve në emision ishte: Cilin prej artistëve e ke menduar si mik, por ta ka futur pas shpine?

Reperët menjëherë kanë qëlluar mbi foton e Noizy-t, ku edhe bën komente negative për të.

MatoLale qëlloi foton e Noizy-t me breshëri ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe Marini.

“Po ia fute mikut tim, je edhe armiku im!”, tha Marini ndër të tjera.

Jo vetëm kaq por MatoLale iu përgjigj më një ‘diss’ edhe Varrosit: O kos je i vetmi qeros pa X6 që njof, shtëpinë se ke me bar, shtëpinë e ke me majdanoz. Si m’thu mu ta kam mbush barkun, unë ta kam mbush barkun bukë e kos. Ti e di shumë mirë ça bohet nëse unë lojën e zhvendos!

Noizy ka publikuar një foto në Instagram, ku bëri një thirrje publike për Luana Vjollcën.

Reperi kërkon që moderatorja t’ia heqe foton nga programi i saj.

Ndër të tjera ai shkroi se emisioni i Luanës kërkon të prodhojë sherre mes reperëve si dhe në fund shtoi se nuk është në garë me më të vegjëlit.

“Ju doni vetëm sherre”/ Noizy thirrje publike Luana

Advertisement