Politike
Noka ‘kërcënon’ Nikollën: Je vetëm një kukull politike
Vijon debati në Kuvend. Deputeti Noka refuzon të lirojë foltoren.
Pjesë nga debati:
Nikolla: Jeni nga veriu zoti Noka mbani fjalën. Thatë edhe një herë edhe mbaroj
Noka: Pika katër e rregullores thotë pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit drejtuesi lexon listën e partive
A mund të më lexoni një nen rregullore apo vendim Kuvendi që ligjëron këtë paçavure. Kjo është Enkelejd Paçavure. Prano që je politikisht një kukull që të vijnë urdhra me qëllim likujdimin ne PD, për të keqpërdorni Alibeajn në shërbim të Ramës. Prano që me këto shkelje ti zonjë je një keqbërëse dhe nuk je fare një ligjvënëse. Pas kësaj nuk mund të rrish më në atë karrige. E pranuat që nuk ka asnjë pikë rregullore e Kushtetutë që të jep të drejtë ty bashkë me Enkelejd Paçavuren.
Nikolla: ka edhe një nene që grupet veprojnë në bazë të…
Noka: Ç’punë ke ti
Nikolla: Lejoni të vijojmë me rendin e ditës. Ju tërheq vëmendjen zotit Noka dhe kolegëve që kanë zënë foltoren. Të vijojmë me rendin e ditës. Zonja Krifca ka fjalën.
Ministrja Krifca merr fjalën, Noka shkakton zhurmë duke i rënë me grusht foltores.