Connect with us

Politike

Non-grata/ Ambasadori Smith: Jo vetëm politikanë

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në një intervistë në News24, në emisionin “Shënjestër” me gazetaren Klodiana Lala.

Ai ka folur mes të tjerash për një listë të gjatë të personave shqiptarë të shpallur non-grata në Britani, por nuk ka pranuar të zbulojë emra.

Ai ka thënë se mes këtyre emrave, nuk janë vetëm politikanë, por se mund të përfshijë biznesmenë, ose të tjerë që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me një parti politike.

Sa është numri i personave të shpallur non-grata nga Britania dhe a është shoqëruar kjo me ngrirje të aseteve në vendin tuaj?

Siç e përmenda më herët, ne nuk e specifikojmë numrin e individëve kur bëhet fjalë për veprimet për veprimet përçarëse të emigracionit. Por ajo që mund t’ju them, është se ne kemi një qasje të ekuilibruar. Kjo nuk ka për qëllim një grup individësh apo një parti politike, por mund të përfshijë politikanë. Mund të përfshijë një biznesmen. Mund të përfshijë të tjerë që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me një parti politike. Por gjëja e rëndësishme është të përqendrohemi në mënyrën se si këto masa mund të ndihmojnë në sigurimin e përgjegjësisë dhe përfundimin e mosndëshkimit për krimin dhe korrupsionin, por edhe të veprojnë si një pengesë, shpresojmë, për të ardhmen.

Në këtë listë të personave apo subjekteve non-grata, janë vetëm politikanë apo edhe njerëz të tjerë publik?

Pikërisht. Ata mund t’i përkasin çdo kategorie, nga biznesi te politikanët. Mund të jenë të tjerë. Kriteri është ai i atyre që nuk konsiderohen më të dobishëm për të mirën publike të popullit britanik dhe që për këtë arsye nuk janë më në gjendje të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Politikanët e shpallur non-grata, janë vetëm nga një krahë politik, apo vetëm një krah?

Mund të përsëris vetëm atë që thashë. Ne nuk zbulojmë emra apo numra. E jona është një qasje e ekuilibruar ndaj këtyre gjërave. Kjo nuk është një qasje e drejtuar ndaj një grupi njerëzish apo një partie politike dhe ne do të vazhdojmë të ndjekim këtë qasje të balancuar, jo vetëm për Shqipërinë. Është diçka që ne po e aplikojmë më gjerësisht në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe globalisht dhe kjo do të rritet. Këta mekanizma përgjegjësie, si për sa i përket veprimeve përçarëse ndaj imigracionit, ashtu edhe për sa i përket sanksioneve globale kundër korrupsionit dhe masave të tjera, janë një politikë e fortë e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Dhe ne shpresojmë të shohim më shumë nga këto veprime në të ardhmen.

Përse është bërë zgjedhja nga Britania, që të mos publikohen emrat e personave të shpallur non-grata?

Arsyeja që po marrim këto masa është sepse duam ta shohim Shqipërinë të begatë dhe jo të frenuar nga krimi dhe korrupsioni. Dhe një nga gjërat që dimë është se është e nevojshme të largohet ndikimi i atyre që janë të përfshirë në krim apo të përfshirë në korrupsion nga proceset politike për t’i parandaluar ata të dominojnë në shoqëri. Kjo është arsyeja pse po i marrim këto masa dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë.

I pyetur për akuzat e kreut të PD, Sali Berisha i cili e etiketoi si burokrat të korruptuar, tha; “Si ambasador britanik, unë jam këtu për të përfaqësuar qeverinë dhe popullin britanik. Do të sigurohem të bëj këtë.

Pjesë nga intervista:

 

 

Pyetje: Fakti që keni marrë një vendim të tillë për zotin Berisha, do të thotë që qeveria juaj ka një vendim të tillë, apo dosje , apo prova. A do ti përcillen këto prova institucioneve të qeverisë shqiptare

Përgjigje: Përsëri, theksoj se nuk do të komentoj për raste individuale. Natyrisht, ne kemi një partneritet midis institucioneve të drejtësisë këtu dhe institucioneve të drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar. Aty ku ka kërkesë për ta bërë këtë, por nuk do të komentoj për raste individuale.

Pyetje: Berisha ju etiketoj si një burokrat të korruptuar, a keni një përgjigje?

Përgjigje: Nuk kam ndërmend të bëj komente konkrete veçse të them se në një kohë kur zgjedhjet lokale po afrohen, ne e dimë që politikanët ndonjëherë bëjnë akuza dhe përpiqen të bëjnë deklarata në mbështetje të qëllimeve të tyre politike. Ky nuk është roli i ne diplomatëve, dhe si ambasador britanik, unë jam këtu për të përfaqësuar qeverinë dhe popullin britanik. Do të sigurohem të bëj këtë. Do t’i shpjegoj sa më qartë politikat e qeverisë britanike. Por nuk më takon mua të shkëmbej akuza apo komente.

Pyetje: Akuza kaq të forta a mund të anashkalohen kaq lehtë?

Përgjigja: Siç thashë, roli im këtu është të përfaqësoj qeverinë dhe popullin britanik dhe unë do të vazhdoj ta bëj këtë.

Advertisement