Connect with us

Politike

‘Non-grata’ në SHBA, Berisha paralajmëron: Çështja është…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për betejën e tij ligjore me sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken.
Gjatë konferencës së përjavshme të mbajtur me gazetarët, Berisha paralajmëroi humbjen e betejës ligjore në Francë sa i përket çështjes së shpalljes së tij “Non-grata” nga SHBA-të. Kjo për shkak të moskompetencës.

Z.Berisha, kur jemi tek gjykatat dhe tek rasti McGonigal, a jeni i gatshëm, ose a keni ndonjë informacion për të ndarë me publikun se çfarë është duke ndodhur me çështjen tuaj në Gjykatën Korrektuese të Parisit? Pyetja e dytë lidhet me atë që ju thatë pak më parë, pra ju do t’i jepni votat e deputetëve tuaj për ndryshimin e sistemit zgjedhor, nismë që ka nisur një ditë më parë?

Berisha: Për Gjykatën e Parisit mund t’ju them se çështja është në kasacion, kasacioni niveli më i lartë i Francës. Por shanset, duke qenë se në të drejtën franceze nxirret si pretekst se unë nuk jam qytetar i një vendi anëtar të BE, dhe se Sekretari Blinken ka imunitet, dhe nuk është në juridiksionin e gjykatave franceze, shanset e mia për të parë një rezultat në favor, pra nuk është se nuk e hedhin poshtë shpifjen, por kanë problem me gjykimin, se shpifja nuk hidhet poshtë. Ka probleme me kompetencën, dhe unë tani pres vendimin, pastaj do të konsultohem prap me specialistët e mi ligjorë për hapat e mëtejshme. Këto tri çështje në i votojmë. Votojmë detyrimin për të votuar. Votojmë uljen e moshës për të votuar 16 vjeç. Votojmë hapjen e  listave. Këto janë normal.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Po i njëjti vendim u ndoq gati një vit më pas nga ana e Britanisë së Madhe. Deri më tani, në daljet e tij publike, Berisha është shprehur se nuk ka ‘pajtuar’ asnjë lobist, por duket se Black është lëvizja e tij e fundit. Por paralelisht ka kallëzuar penalisht edhe Blinken për vendimin e marrë.

Advertisement