Connect with us

Sport

Not, Popoviç me rekord europian/ Kampioni rumun vendos kohën 46”71 në turneun U23

Njihet si djaloshi i artë i Ballkanit. David Popoviç mund të jetë vetëm 20 vjeç, por prej kohësh është një yll i njohur në të gjithë botën, ndërsa po thyen rekorde të notit njërin pas tjetrit.Notari i shquar rumun theu rekordin europian në 100 metra stil i lirë, padiskutim gara më e shquar dhe më klasike e këtij sporti, ndonëse mori pjesë thjesht në Kampionatin Europian U23.Në turneun në pishinën e qytetit Shamorin në Sllovaki, Popoviç dha kohën 46”71.Rivalët nuk patën asnjë shans, me 20-vjeçarin që arriti rezultatin e dytë më të mirë në histori për të gjitha kohët.Ai ka qenë më parë rekordmen botëror, ndërsa padyshim që do të synojë ta thyejë rekordin që tani e mban kinezi Pan Çan Le me 46”40, pra 31 të qindat më pak se rumuni.Popoviç mban rekordin botëror për të rinjë në 100 metra, ndërsa në 2022 doli kampion i botës në 100 e 200 metra stil i lirë, i pari notar që ia del në të njëjtin kampionat që nga viti 1973.Edhe pse nuk shkëlqeu siç duhet në Lojrat Olimpike në Paris vitin e kaluar, rumuni është tepër i ri dhe prej tij priten rekorde dhe medalje të arta të tjera.

Advertisement