Connect with us

Sport

NOTAT/ Asllani e Mitaj më të mirët ndaj Spanjës! Manaj, Strakosha e Bajrami më të dobëtit

Kombëtarja shqiptare humbi 0-1 ndaj Spanjës në ndeshjen e tretë dhe të fundit për Grupin B të Euro 2024 dhe me vetëm një pikë është zyrtarisht e eliminuar nga “Gjermani 2024”. Ndeshja në Dusseldorf u vendos nga goli i Ferran Torres në minutën e 13-të të ndeshjes. Një pakujdesi e prapavijës sonë bëri që pasimi final i Olmos të mbërrinte në këmbët e Torres, që me të majtën goditi bukur dhe mposhti Strakoshën, duke e ndalur topin në shtyllë dhe më pas në rrjetë.

Notat e ndeshjes nga FlashScore

Strakosha, Bajrami dhe Manaj janë vlerësuar si më të dobëtit e ndeshjes nga titullarët.

Në anën tjetër Kristjan Asllani si më i miri.

Ai eshte vlerësuar me notën 7.5 dhe i dyti pas tij është Mario Mitaj që është vlerësuar me notën 7.3

Në këtë mënyre 20-vjeçari i krahut të majtë të mbrojtjes dhuron një tjetër paraqitje të mirë dhe padyshim që kjo ia ka rritur edhe më shumë vlerën atij.

 
Advertisement