Connect with us

Kosova

Nuhas Vulinin pas kësaj/ Një teori e ekspertit sllovak për sulmin në Veri të Kosovës

Themeluesi i think-tankut “Strategic Analysis”, sllovaku Jan Cingel, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Republikës së Kosovës ku një pjesëtar i Policisë u vra nga një grup terrorist i drejtuar nga Milan Radojiciç, teksa dhe ka pyetur se si Qeveria e Serbisë mund të jetë në mënyrë kaq kolosale budallaqe.

Sllovaku ka thënë se aktualisht Kosova është nën sanksionet e Bashkimit Evropian dhe se gjithçka që Vuçiq duhej të bënte, është që të ulej dhe të priste që Kurti të prishej me Perëndimin dhe “të gërmonte varrin e tij politik”.

Cingel në teorinë e tij thotë se e gjithë kjo u “hodh në ajër” me një operacion të dështuar. Analisti sllovak u shpreh se pas gjithë kësaj çfarë ka ndodhur “ nuhatë dorën e Aleksander Vulinin”, shef iinteligjencës serbe.

Advertisement