Aktualitet
“Nuhateni ça arome ka”/ Peshkatari ndërpret mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Sarandë, derdh kovën me midhje në mes të sallës

Një situatë e pazakontë është regjistruar gjatë mbledhjes së radhës së Këshillit Bashkiak të Sarandës.
Bëhet me dije se teksa mbledhja vijonte, një kultivues i midhjeve në liqenin e Butrintit ka hyrë në sallë dhe ka derdhur përtokë një kovë me midhje, në shenjë revolte për mosvreprimin e strukturave lokale për të mbështetur këtë biznes. Ai ka deklaruar se midhja mban një arom shumë të keqe, dhe është drejt ‘vdekjes’.
“Shikoni në çfarë gjendje është midhja në liqenin e Butrintit, nuhateni aromën e midhjes që po vdes. Nuk po bëjmë shaka”, është shprehur kultivuesi i midhjes.
Kultivuesit e midhjes kanë shprehur shqetësimin e tyre, duke theksuar se nuk kanë marrë mbështetje nga autoritetet lokale për të përballuar problemet që po hasin në biznesin e tyre.

