Connect with us

Politike

‘Nuk besoj te zgjedhjet e lira’/ Salianji: Berisha mbahet i izoluar pa prova

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka folur për hapjen e sesionit të ri parlamentar dhe prioritetet e aksionit të opozitës.

Duke folur në Syri Tv, Salianji theksoi se Intesifikimi i aksionit opozitar ka të bëjë me largimin e qeverisë dhe krijimin e kushteve për qeveri teknike por padiskutim që një prej kushteve kryesore që ka opozita është lirimi për shkak të mbajtjes në mënyrë të padrejtë në izolim të lideri të opoztiës në këtë vend.

“Nuk mund të pretendohet se mund të ketë zgjedhje të lira kur kryetari i opozitës, kryetari i PD mbahet i izoluar prej thuajse një viti pa u mbyllur hetimet pa pasur një akuzë konkrete pa shkuar çështja në gjykatë. Në këto kushte kur zoti Berisha as nuk ka mundësi të prishë prova, as nuk ka mundësi që të kërcënojë apo intimidojë kundërshtarë, por as nuk ka ndonjë provë apo mundësi për tu larguar, të mbahet i izoluar’, u shpreh Salianji.

Fjala e plotë e Salianjit:

Intesifikimi i aksionit opozitar ka të bëjë me largimin e qeverisë dhe krijimin e kushteve për qeveri teknike por padiskutim që një prej kushteve kryesore që ka opozita dhe nevojë shoqëria për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme po dhe për të pasur një balancë të së drejtës në këtë vend është lirimi për shkak të mbajtjes në mënyrë të padrejtë në izolim të lideri të opoztiës në këtë vend.

Nuk mund të pretendohet se mund të ketë zgjedhje të lira kur kryetari i opozitës, kryetari i PD mbahet i izoluar prej thuajse një viti pa u mbyllur hetimet pa pasur një akuzë konkrete pa shkuar çështja në gjykatë. Në këto kushte kur zoti Berisha as nuk ka mundësi të prishë prova, as nuk ka mundësi që të kërcënojë apo intimidojë kundërshtarë, por as nuk ka ndonjë provë apo mundësi për tu larguar, të mbahet i izoluar.

Në këtë aspekt padiskutim që është pjesë e aksionit tonë opozitarë dhe e theksoj me forcë që këto beteja shkojnë paralelisht me njëra tjetrën në aksionin e opozitës.

Në krye të opozitës janë zgjedhjet të lira dhe të ndershme dhe kryefjalë e kësaj beteje është qeveria teknike dhe lirimi i liderit të opozitës.

Advertisement