Kronike
“Nuk bridhte me gra të tjera”/ Vrasja e Enver Ballës, flet kunati i viktimës: Nusja e djalit…
Një krim monstruoz i ngjashëm me atë të familjes Meta pak muaj më parë dhe i realizuar në të njëjtin vend, Shënavlash, tronditi sërish opinionin publik, kur policia zbardhi vrasjen brenda familjes.
62-vjeçar Enver Balla u qëllua për vdekje me pistoletë në stanin e familjes nga i biri Esmerald Balla. Më pas djali e ka hedhur trupin në pus, dhe pasi kanë kaluar disa ditë, ka denoncuar në polici zhdukjen e të atit sikur ishte larguar me një grua.
Ditën e sotme thyen heshtjen për herë të parë kunati i viktimës në emisionin “Me zemër të hapur” me autore Evis Ahmeti, ku tregon detaje nga jeta familjare dhe kërkimet për Enverin në kohën që mendonin se ai ishte i zhdukur.
EMISIONI I PLOTË
Ngjarjen e rëndë, rrëfen ai, e kanë mësuar nga mediat, pasi policia gjetin trupin e pajetë.
“Nuk bridhte me gra të tjera, s’e kemi besuar kurrë. Ngjarjen e morëm vesh nga lajmet, nuk e dinim që ishte shpallur i zhdukur. Esmeraldin e njihja si njeri të mirë dhe punëtor. Nuk kisha dijeni për ndonjë konflikt të mëparshëm. Gruaja e tij shumë e mirë dhe e rregullt. Kishte marrëdhënie shumë të mirë edhe me fëmijët, e donin si ta kishin nënë. Janë martuar me lejen e fëmijëve. Si familje shkonin mirë. Enveri ka qenë martuar dy herë, se i ka vdekur gruaja e parë. Fëmijët i kishin dhënë leje Enverit të martohej sërish. Nusja e djalit i ka bërë bukë Enverit, e mbante mirë deri kur ai u martua vetë. Enveri dhe familja punon ditë e natë, kanë shumë lopë, bagëti, përgatisin qumështin. Nuk e di çfarë problemi pati me Esmeraldin. Unë shkoj rrallë, nuk përzihem. Bashkëpunëtorin në vrasje nuk e njoh. E tmerrshme kjo që ka ndodhur, të vrasësh babën… Na erdhi shumë keq, nuk kishin patur kurrë sherre“, rrëfen ai.
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur pas një sherri që atë e bir kishin për çështje parash. Në polici, 30-vjeçari Esmerald Balla ka kallëzuar se i ati ishte larguar nga banesa me një grua të panjohur dhe pas këtij momenti nuk kishte mundur të lidhej më me të atin.
Po ashtu, ai ka hedhur dyshimet se ajo grua mund ta kishte vrarë 62-vjeçarin, pasi ai nuk kishte arsye që të largohej nga banesa.