Rajon
‘Nuk dinte të përdorte sistemin lokal’/ Denoncime të reja për shefin e stacionit
Të tjera ankesa dalin në dritë në lidhje me ato që ndodhnin në stacionin e Larisës, si dhe për zakonet e stacionistit gjatë orës së punës. Qytetarët kanë treguar një rast për një imazh kaosi, ku përgjegjësi i stacionit kishte harruar hapur mikrofonat nga ku bëheshin njoftimet brenda stacionit dhe për këtë dëgjohej muzikë dhe bisedat.
Sipas një raporti të STAR, qytetarët ankohen për atë që po ndodhte në sallën e stacionit një ditë para përplasjes fatale të dy trenave kokë më kokë. “Ishte sikur ishte në një festival”, thotë një banor i Larisës, duke përshkruar imazhin e datës 27 shkurt.
“Zotëri që bën njoftimet ishte shumë i gëzuar. Dy herë harroi mikrofonin, herën e dytë e harroi për një kohë më të gjatë”, theksoi një tjetër banor i Larisës, duke lënë të kuptohet se përgjegjësi i stacionit nuk ishte i kujdesshëm.
Kur qytetari u pyet se çfarë po thoshte drejtori i stacionit, i pari u përgjigj: “Po bënte një bisedë me personin pranë tij. Roja e sigurisë vrapoi për t’u thënë të fiknin mikrofonat.”. Ndërkohë një tjetër denoncim i rëndë vjen për përgjegjësin e stacionit, që thuhet se nuk dinte të përdorte sistemin lokal të telekomandës. Sipas hetimeve, gabimet e tij duket se kanë luajtur një rol vendimtar në përplasjen e trenave në Tempi me 57 të vdekurit.
Sipas Christos Retsinas, përgjegjësi i stacionit të Larisës, Vassilis Samaras, “nuk dinte se si të përdorte sistemin lokal të telekomandimit të Larisës dhe si të hartonte automatikisht një itinerar”.
Siç shpjegoi ai për ERT; “Alstom e dorëzoi sistemin në fjalë në vitin 2022 dhe funksionon në mënyrë perfekte. Në të, ka një “kuti të zezë” që regjistron lëvizjet e bëra. Stacionisti i Larisës nuk dinte ta përdorte, pasi ditët e mëparshme nga ora 22 e tutje nuk ka asnjë regjistrim”. Vassilis Samaras ka qenë në turn natën për pesë ditë rresht në stacionin e Larisës para natës fatale. Elementi i dytë që sipas zotit Retsina tregon se stacionisti i Larisës, i cili tashmë ndodhet në burg për përfshirjen e tij në përplasjen e trenit, nuk dinte të përdorte telekomandën lokale të Larisës, janë lëvizjet e tij me periferinë, konkretisht me trenin 2597 para aksidentit të trenit por fatmirësisht këtë rast e kapi në kohë, duke e kthyer pas mjetin