Connect with us

Pinknews

‘Nuk do ecësh më kurrë’, Klodiana rrëfen momentin e vështirë

Disa sfida të vështira njerëzit zgjedhin t’i kalojnë vetëm. Klodiana Shala ka ndarë ndërhyrjen e saj në gju, por këtë herë shton edhe pjesën më të vështirë të saj. Në atë kohë, iu desh të përdorte paterica dhe të mbështetej te ndihma e së ëmës për të kryer nevojat personale.

Këmba e saj po dobësohej dhe njerëzit thoshin se nuk do mundej të ecte. E gjendur në këtë situatë, Klodiana vendosi që mes frikës të gjente guximin për të kryer operacionin, e pashoqëruar nga askush.

 

Klodiana Shala: Aty mora forcën dhe kam shkuar vetë në Athinë. Kam takuar doktorin sepse po shikoja që diçka nuk shkonte, shkova te një doktor tjetër, jo tek ai që më kishte operuar dhe ai më thotë “Klod, operacioni yt… doktori ka gabuar, nuk dimë se çfarë ka bërë me këmbën tënde, por këmba jote është në një situatë  jashtëzakonisht shumë të keqe për të ecur, kështu që nëse ti e ndan mendjen ne kemi datën nesër për të hyrë në sallën e operacionit dhe data tjetër është pas një muaji e gjysmë”.

Unë shkoj te mami dhe i them këto tre ditë mos më merrni në telefon fare se nuk jam mirë, jam shumë e zënë dhe mos më bezdisni. Ime më duke më përcjellë deri te dera më thotë “ti më duket se do operohesh nesër”. I them  çfarë thua, ç’është ajo gojë e keqe se nuk doja t’i mërzisja dhe hyj vetë në sallën e operacionit. 40 minuta vetëm qaja te ato korridoret se në vend të huaj, nuk njihja asnjë.

Anjola Hamzaj: Është edhe situata emocionale.

Klodiana Shala: Absolutisht sepse ishte pjesa që ata thoshin për të ecur, ishte fjala, jo për të vrapuar, për të ecur. Jashtëzakonisht shumë vështirë, por ia dola sepse në jetë siç thashë jemi mësuar që kemi një luftë dhe duhet ta përballojmë vetë luftën, jo me njëri-tjetrin. Jemi mësuar që të mos e mërzisim dhe familjen dhe kjo është gjithë historia./tvklan.al

Advertisement