Kosova
‘Nuk do jem më budalla’, Vuçiç flet për ‘heronjtë’ e Banjskës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar se do të ketë ndryshime “në doktrinë dhe në qasje” për vazhdimin e dialogut me Kosovën. Ai theksoi se Beogradi mbetet i hapur për të vazhduar dialogun me Prishtinën, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, porse do t’i zhvillojë bisedimet në një mënyrë më ndryshe.
“Dikush mund të të mashtrojë një herë, dhe kjo mund tju ndodh të gjithë njerëzve të mirë e të sinqert, sepse ata i besojnë fjalës së dhënë apo nënshkrimit të dikujt. Kur dikush ju tradhton për herë të dytë, ju mund të keni besuar shumë. Por nëse vazhdon të mashtrohesh përsëri nga i njëjti, atëherë ti je badallai. Ne kemi vendosur të mos jemi më të tillë”- u tha Vuçiç gazetarëve në Beograd pas pritjes së organizuar për nxënësit e shkollave fillore nga Kosova.
“Sot në Kosovën tonë të lavdishme ju jeni dikush përkundër dëshirës së atyre që janë askush. Uroj që ta doni Serbinë tuaj. Ne do të jemi gjithmonë pranë jush, së bashku me ju. Ju kurrë nuk do të jeni vetëm”, potencoi presidenti serb.
Gjatë fjalimit të tij, kreu i shtetit serb përmendi edhe Banjskën, fshatin në Zveçan të Kosovës ku më 24 shtator të vitit të kaluar u vra rreshteri Afrim Bunjaku nga një grup terroristësh me në krye Milan Radoiçiç.
“Faleminderit edhe Banjskës heroike të cilën po mundohen ta shpallin si vend të së keqes, duke mos llogaritur se sa vuajtje dhe të këqija i kanë shkaktuar popullit serb në veri”, pretendoi Vuçiç.