Kosova
NUK DO KETE STUHI/ Ushtaraku i lartë serb shton kërcënimet për Kosovën
“Nuk do të ketë “Stuhi” të re dhe Forcat e Armatosura të Serbisë kanë aftësitë për të mbrojtur serbët dhe popullatën tjetër joshqiptare në zonën e Kosovës” – Keshtu tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq duke shtuar se “Ushtria po monitoron kërcënimet e mundshme ndaj Serbisë dhe është në gjendje t’i përgjigjet në mënyrë adekuate të gjitha rreziqeve”.
I pyetur se sa është e mundur t’i besohet KFOR-it kur bëhet fjalë për mbrojtjen e serbëve dhe nëse refuzimi i kërkesës së Albin Kurtit për dërgimin e Forcave te Sigurise në veri pas minimit të kanalit Ibër-Lepenc është një aluzion i kthimit të forcave ndërkombëtare në mandatin e tyre, gjenerali tha se Serbia, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, njohin KFOR-in si të vetmin formacion legjitim të armatosur në Kosovë.
Ai po ashtu ka thënë se e vlerëson si pozitiv vendimin e komandantit të KFOR-it për të mos lejuar dislokimin e njësive të ushtrise se Kosoves në veri, sic edhe kishte kërkuar Prishtina zyrtare pas shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc.
“Ky është një incident serioz i sigurisë dhe për këtë kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që të ndriçojë rrethanat e kësaj ngjarje dhe të nxjerre përgjegjësitë”, tha Mojsiloviq.