Connect with us

Politike

“Nuk do t’i njohim zgjedhjet”/ Berisha zbulon planin e PD-së në nisjen e Kuvendit

Sali Berisha lajmëroi sot se partia demokratike nuk do t’i njohë kurrë zgjedhjet megjithatë do jetë në Parlament në shtator dhe do të kërkojë komision hetimor për votimet e 11 Majit.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha u shpreh se po afron momenti kur PD do të marrë vendimet përkatëse mbi hapat e ardhshëm, por një gjë është e qartë, theksoi ai, “rezultati i zgjedhjeve nuk do të pranohet nga opozita”.

Ai theksoi se çdo qytetar apo opozitar që pranon rezultatin e këtyre zgjedhjeve, sipas tij, bëhet bashkëfajtor në një farsë që cenon themelet e demokracisë.

Po ashtu, Sali Berisha tha se aksionin opozita do ta zhvillojë edhe në parlament.

Advertisement