Connect with us

Kosova

‘Nuk duam babysitter nga Perëndimi’, serbët në kërkim të fatit, por përballen me tragjiken

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takohen më 26 qershor në Bruksel. Ky do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë që nga 14 shtatori i vitit të kaluar.

Po a do të ketë sukses BE-ja në ndërmjetësim këtë herë apo është zgjidhja më e mirë është që serbët dhe shqiptarët të ulen dhe të arrijnë një marrëveshje pa ndihmën e askujt?

“Shumë mami e nxjerri me probleme fëmijën” – thotë një fjalë e urtë e vjetër popullore. Në rastin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, kjo merr kuptimin e plotë.

Negociatorët specialë të BE-së po zëvendësohen, por dialogu dhe tensionet mbeten prej vitesh aty. Miroslav Lajçak, i fundit në serinë e ndërmjetësve evropianë, ka vizituar Beogradin dhe Prishtinën para disa ditësh, edhe pse ai supozohej të ishte ambasador në Zvicër.

Në një intervistë ai ka shpjeguar se i është kërkuar të qëndrojë edhe pak muaj në këtë punë. Ai tha se propozimi i fundit i BE-së është që Kosova të fillojë procesin e themelimit të Bashkësisë së Komunave Serbe dhe Serbia të fillojë zbatimin e obligimit për njohjen e dokumenteve, institucioneve dhe simboleve të Kosovës.

Analistë të ndryshëm thonë se më së miri do të ishte që “në vend të atij evropian, të kishte dy zëra me gjuhë shqiptaro-serbe”.

A mund të jetë hapi i parë në këtë rrugë takimi mes Vuçiçit dhe Kurtit më 26 qershor?

Zyrtarët e BE-së njoftuan se qëllimi i takimit të tyre është zhvillimi i një raundi të ri të dialogut të ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve. Prandaj në atë takim do të ndërmjetësojë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Borrell.

Që nga viti 2013, Bashkimi Evropian është duke ndërmjetësuar në dialogun dhe sa herë që mendohet se një zgjidhje është afër, shfaqet një problem i ri.

Ministri i Punës në Serbi, Nemanja Staroviç vlerësoi se zgjidhja e vetme është një dialog i drejtpërdrejtë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, pa ndërmjetësimin e ndonjë babysitter nga Perëndimi. Srđan Barac, bashkëpunëtor i Qendrës për Stabilitet Social, tha se rezultati i deritanishëm i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ka treguar se Bashkimi Evropian nuk ka kapacitete për të moderuar këtë lloj dialogu dhe se e vetmja mënyrë për të arritur një zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme është përmes negociatave të drejtpërdrejta mes serbëve dhe shqiptarëve.

“Ajo që duhet të bëjmë tani është të flasim për atë që mund të flasim dhe të lëmë mënjanë ato për të cilat nuk mund të flasim për momentin” – theksoi Barac duke shtuar se të gjitha kombet në rajon përballen me probleme të ngjashme dhe se bashkëpunimi që Serbia ka me Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama ka treguar se një jetë më e mirë për qytetarët duhet të jetë ideja politike dominuese për të gjithë liderët.

“Jemi ndarë nga shumë gjëra për shumë vite, por pamë me shqiptarët, mbi të gjitha me Edi Ramën, arritëm të gjejmë një mënyrë për të biseduar, sepse të gjithë kemi probleme të ngjashme të brendshme, ekonomike apo ato të emigracionit. Ideja për ta bërë jetën gjithnjë e më të mirë për qytetarët duhet të jetë një ide dominuese politike për të gjithë politikanët në botë” – dekloi Barac.

Advertisement