Kronike
“Nuk e dini çfarë më bëri”/ Shqiptari godet 5 herë me thikë bashkëshorten në sy të djalit të mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mynih, Gjermani, ku një shqiptar nga Kosova ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, në prani të fëmijës së tyre të mitur. Autori i dyshuar, i identifikuar me emrin Samson K., akuzohet se ka goditur me thikë bashkëshorten e tij Sabrina K., 31 vjeç, duke i shkaktuar pesë plagë të rënda. Ngjarja ka ndodhur të martën pranë shtëpisë së saj, teksa po kthehej me djalin e tyre 7-vjeç, pasi kishte përfunduar mësimin në shkollë.
Gazeta gjermane “Bild”, bën me dije se çifti kanë pasur edhe konflikte më parë, pasi Samson K. ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Më 17 janar të 2024, një gjykatë në Gjermani, kishte vendosur për ndalim kontakti dhe ndalim afërsie deri më 19 korrik 2024. Ky vendim u shkel katër herë nga Samsoni. Çifti kanë dy fëmijë së bashku, një vajzë 4 vjeçe dhe djalin e tyre 7 vjeç, i cili dëshmoi të gjithë ngjarjen.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasi ai kishte tentuar të merrte vajzën nga kopshti, por personeli kishte refuzuar dhe kishte njoftuar nënën. 31-vjeçarja kishte shkuar menjëherë në kopësht, kishte marrë vajzën dhe e kishte lënë te një mikeshë, më pas ishte nisur për të marrë djalin nga shkolla. Pikërisht gjatë kthimit, pranë banesës së saj, ndodhi sulmi.
Pas sulmit, Samson K. nuk u largua nga vendi i ngjarjes, por qëndroi aty deri në mbërritjen e Policisë. Sipas autoriteteve gjermani, ai telefonoi dikë pas sulmit. Dëshmitarët janë shprehur se ai thoshte:Nuk e dini çfarë më bëri ajo. Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa Sabrina K. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

