Lifestyle
Nuk e dinit akoma? Foshnjat mësojnë këto gjëra kur janë ende në barkun e nënës
Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit mësojnë disa gjëra edhe para se të lindin. Prandaj “Bright Side” ka vendosur që të tregojë disa prej tyre:
Përjetimi i shijeve
Profesor Peter Hepper nga “Universiteti i Mbretëreshës” në Belfast pyeste veten nëse mund të pëlqesh ndonjë ushqim edhe para lindjes. Ai kreu një studim ku nënat ose hëngrën, ose prenë hudhër. Rezultatet ishin mjaft interesante, pasi fëmijët e lindur nga nëna nga grupi i parë shijuan vaktet me hudhër edhe në moshën 8-9 vjeç.
E njëjta gjë vlen edhe për lëngun e karotës: foshnjave 5 dhe 6-muajshe, nënat shtatzëna që e pinë atë, u pëlqente shumë. Hepper thotë se ndoshta është mënyra se si fëmijët i njohin prindërit e tyre: ata përjetojnë të njëjtën shije si në mitër.
Dëgjimi i tingujve
Një grup shkencëtarësh nga Finlanda bënë një eksperiment ku dy grupe grash shtatzëna ose dëgjonin ninulla çdo ditë, ose nuk dëgjonin asgjë. Rezultati ishte që foshnjat nga grupi i parë reaguan ndaj këngëve ndërsa grupi tjetër i foshnjave ishte indiferent. Studiuesit arritën në përfundimin se i pari duhet të ketë mësuar ninullat gjatë qëndrimin në barkun e nënës.
Njohja e fjalës
Athena Vouloumanos, një psikologe nga “Universiteti i Neë York-ut”, krahasoi reagimet e foshnjave të porsalindura ndaj të folurit dhe tingujve njerëzorë dhe zbuloi se foshnjat reagojnë ndaj të folurit. Ato reagojnë edhe më shumë kur dëgjojnë gjuhën e tyre amtare.
Hulumtimi ndihmoi në vërtetimin e një koncepti të rëndësishëm: mjedisi i mirë akustik është një domosdoshmëri për foshnjat që nuk kanë lindur ende dhe për fëmijët e lindur para kohe, pasi ata mund të kenë çrregullime të të folurit nëse nuk dëgjojnë mjaftueshëm komunikim midis njerëzve.