Connect with us

Pinknews

“Nuk e dua kurrë një fëmijë si ty”/ Plas keq mes Eglës dhe Françeskës: Do të kisha çuar te murgeshat

Françeska Murati ka debatuar ashpër me Egla Cenon, pasi aktorja i tha modeles se më mirë mos të bëhet nënë kurrë, sesa të ketë një fëmijë si ajo.

 

“Larg qoftë që nuk e kam një fëmijë si ajo, shyqyr që s’ma dha Zoti”, u shpreh aktorja duke treguar se nëse do të kishte një fëmijë si Françeska do ta çonte te murgeshat për ta edukuar.

Ndërkohë Françeska i ka cilësuar të turpshme fjalët e saj.

“Është e turpshme Egla. Ti nuk din se çfarë nxjerr nga goja jote”- i tha banorja.

Pjesë nga debati

Françeska: Më kthehesh mua dhe më thua më mirë mos të kem fëmijë sesa të kem një fëmijë si ty

Egla: Më the ti do ta kesh për nderë të kesh një fëmijë si mua, të thashë të kisha një fëmijë si ti larg qoftë, do të kisha çuar te murgeshat

Françeska: Më mirë të jem pa fëmijë sesa një fëmijë si ty

Egla: Po po nuk e dua kurrë një fëmijë si ty

Françeska: Është e turpshme Egla. Ti nuk din se çfarë nxjerr nga goja jote

Egla: Jo jo. Largë qoftë që nuk e kam një fëmijë si ajo, shyqyr që s’ma dha Zoti. Po ta kisha pasur do ta kisha çuar te murgeshat për edukim kaq

Françeska: Bravo

Advertisement