Shkrime
Nuk e mbajnë më nervat Petkoviçin serb
“Jemi dëshmitarë se mosmarrëveshjet dhe konfliktet botërore kohët e fundit po bien mbi kurrizin e vendit dhe popullit tonë. Sponsorët e shtetit të vetëshpallur të Kosovës nuk po e shtyjnë Prishtinën në Këshillin e Evropës sepse i duan shumë shqiptarët, por sepse po konsolidojnë radhët e tyre për momentin kur pashmangshëm do t’u duhet të përballen me një realitet të ri gjeopolitik” – kështu deklaroi drejtori i Zyrës së Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkovic.
Duke kujtuar se më 16-17 maj do diskutohet dhe votohet për pranimin e Kosovës në KiE, ai theksoi se do të jetë një betejë kundër atyre që, duke mos e konsideruar Serbinë, do të marrin vendime që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me interesat shtetërore dhe kombëtare serbe.
“Cilido qoftë rezultati, një gjë është e qartë – ne bëmë më të mirën në një luftë të fortë dhe të palëkundur. Dhe kjo, do të thoja, është më e rëndësishmja, sepse lufta për të ardhmen e Serbisë si një vend përparimtar dhe i lirë do të jetë afatgjatë” – deklaroi me nota krenari Petkoviç.
I pyetur se çfarë do të thotë hyrja e Kosovës në KiE, ai deklaroi se Këshilli i Evropës, nëse rrethanat do të ishin normale, as nuk do ta shqyrtonte çështjen e anëtarësimit.
“Sot jemi dëshmitarë se në një botë gjithnjë e më të polarizuar, po krijohen koalicione që bashkohen mbi interesa të përbashkëta dhe jo si nevojë e imperativit për të respektuar të drejtën ndërkombëtare. Në Këshillin e Evropës fjalën kryesore e kanë shtetet që e kanë njohur pavarësinë e shpallur njëanshëm të Kosovës. Interesi i tyre është më i fortë se rregullat e brendshme të Keshillit te Europës. Ata madje janë gati t’i ndryshojnë deri edhe kuptimin, një prej organizatave më të vjetra dhe më të respektuara ndërkombëtare, vetëm e vetëm për të realizuar axhendën e tyre politike” – theksoi Petkoviç
Ai gjithashtu tregoi se “në të kaluarën, kur respektoheshin dokumentet themeluese dhe rregullat e brendshme të organizatave ndërkombëtare, Serbia arriti ta pengonte Prishtinën të depërtonte në Interpol, UNESCO, Organizatën Botërore të Doganave dhe disa forume të tjera shumëpalëshe”.
“Tani nuk ka dyshim se i gjithë operacioni i futjes së të ashtuquajturit të vetëshpallur shtetit të Kosovës në atë organizatë ndërkombëtare, drejtohet drejtpërdrejt kundër Serbisë dhe popullit serb. Por shumë do të habiten se edhe pse e vogël, Serbia e guximshme luftoi” – deklaroi Petkoviç……..
Duke iu kujtuar se në maj, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të diskutojë gjithashtu propozimin për një rezolutë mbi gjenocidin në Srebrenicë dhe teksa Albin Kurti po e përdor shpesh fjalën gjenocid dhe kërcënon me padi Serbinë, I pyetur nga ‘Kurir’, se çfarë tjetër mund të pritet nga Prishtina zyrtare, Petkoviç potencoi: – Në rendin aktual unipolar, do ishte e vlefshme një fjalë e urtë popullore – kadiu të padit, kadiu të gjykon. Në këtë kuptim, asnjë situatë nuk mund të na habisë. Shumë njerëz sot në botë janë gjithnjë e më shumë nervozë për zhvillimin e ngjarjeve në nivel gjeopolitik, por shpresoj se po jetojmë në agimin e një bote të re dhe të ndryshme në të cilën të fuqishmit nuk do të jenë plotësisht të gjithëfuqishëm. Serbia dhe populli serb, mbi të gjitha bashkatdhetarët tanë në Kosovë, duhet të durojnë dhe jam i sigurt se rezultati do të jetë krejt ndryshe nga ai që dëshiron Albin Kurti – paqja dhe e ardhmja do të fitojë mbi dhunën dhe arrogancën. Serbia do të vazhdojë të zhvillohet, të forcohet dhe të luftojë për paqen në rajon, si dhe për përparimin ekonomik, i cili përveç sigurisë është një nga faktorët kyç për mbijetesën e serbëve në Kosovë. Nuk do të heqim dorë kurrë nga populli ynë!