Kosova
Nuk është si duket, kryeministri malazez paralajmëron votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, duke komentuar faktin se deputetja e Partisë Popullore Demokratike dhe deputetja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që përfaqëson Malin e Zi, Maja Vukiçeviç votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës në seancën e Komisionit për Çështje Politike të Këshillit të Evropës, Kryeministri Milojko Spajiç tha se ishte një diskutim.
“Votimi i vërtetë do të jetë në Këshillin e Ministrave dhe atëherë do të mund të shihni qëndrimin zyrtar të Malit të Zi” – tha kryeministri i Malit të Zi.
Të përkujtojmë se Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka dhënë mendim pozitiv për kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë, ndërsa përfaqësuesja malazeze Maja Vukiçevic, ka votuar kundër, dhe që bie ndesh me politikën zyrtare të Malit të Zi.
Nga Këshilli i Evropës kanë thënë për gazetën “Pobjeda” se hapi i radhës pritet më 18 prill, kur Asambleja Parlamentare në përbërje të plotë do të votojë për opinionin përfundimtar lidhur me aplikimin e Kosovës.
Qëndrim të njëjtë me kryeministrin Spajiq ka shprehur edhe ministrja malazeze për Çështje Evropiane, Maida Gorçeviç, e cila tha se vota e deputetes Vukçeviç nuk flet për qëndrimin e Malit të Zi ndaj Kosovës.
“Votimi i disa deputetëve nuk tregon domosdoshmërish qëndrimin e qeverisë … Mali i Zi në maj do ta përkrah anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës”, tha ministrja malazeze për Çështje Evropiane