Pinknews
“Nuk është turp”/ Robert Berisha e pranon publikisht se ka bërë ndërhyrje estetike
Botoks? Po, patjetër që të gjithë ngacmohen nga pak, sepse ndryshe asnjë fytyrë publike nuk mund ta ruajë gjatë shkëlqimin.
Me vitet që ikin, me lëkurën që lodhet, por edhe me jetën dinamike. Ama çështja është te pranimi dhe te mospranimi
Ka nga ata që vazhdojnë të krenohen me “gjenet”, por ka edhe të tjerë (ndonëse më të paktë), si Robert Berisha që pranojnë hapur se mosha, plakja është natyrale dhe askush nuk mund ta ndalë, kështu që edhe nëse bën ndonjë botoks, nuk është asgjë për një personazh të njohur publik që vazhdimisht duhet të jetë i kuruar.
Në një intervistë të fundit për “Erë vere”, kantautori Robert Berisha ka pranuar hapur se kujdeset për veten, madje ka bërë edhe botoks.
Ai tregon se e para ndërhyrje ishte ajo e dhëmbëve, shumë e rëndësishme për një figurë publike, por edhe me botoksin nuk e tepron.
Derisa s’i bën dëm tjetrit çfarë bën ti me trupin tënd… Në krahasim me femrat, meshkujt mund të bëjnë një botoks, ndonjë pastrim fytyre, të mbajnë veten, të të vijë erë e mirë.
Kaq. Të shkosh në palestër, të dukesh mirë dhe të jesh djalë i mirë. Femrat, gjithmonë duhet të duken bukur dhe i ka hije çdo lloj ndërhyrjeje që bën, derisa nuk del prej vetes.
Unë, dhëmbët i kam bërë ndër të parët. Pastaj, e gjithë estrada më kanë shkruar “a je i kënaqur?”, “a i kanë bërë mirë?” Normal, kam bërë edhe botoks, jo të tepruar, por fytyra lodhet.
Edhe që nga koha që kam filluar në emision. Plakjen, askush nuk mund ta ndalë.
Plakja është luks, kush mund ta arrijë të plaket, do të thotë që ke arritur të jetosh. Nuk është turp as të thinjesh, as të plakesh, asgjë. Derisa të punon zemra, në rregull je… Kështu që dhëmbët kam bërë edhe botoks.