Connect with us

Kosova

NUK HUMBET RASTIN-GOL/ Maliqi për lëvizjet e emisarit Sorensen

Analisti politik Shkelzen Maliqi tha se është e vështirë të parashikohet dinamika e lëvizjeve të të dërguarit të ri të posaçëm të BE-së për dialogun, Peter Sorensen, por se ai mund të “shënojë një gol” duke ushtruar presion shtesë ndaj Beogradit dhe Prishtinës për të përfunduar procesin e normalizimit  te marrëdhënieve.

“Shumë besojnë se dialogu në fakt ka dështuar dhe se gjithçka duhet të fillojë nga e para. Unë nuk mendoj se është kështu dhe se BE-ja nuk do të dorëzohet, sepse ekziston një marrëveshje në parim që nuk është nënshkruar, por që palët janë pajtuar me të dhe se është një dokument i vlefshëm ndërkombëtar” – deklaroi Maliqi, i cili shtoi se është i bindur qe BE-ja do të insistojë në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Të dyja palët do të jenë nën presion për të filluar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, per te cilen Albin Kurti dhe Aleksander Vucic jane pajtuar edhe për mënyrën e zbatimit. Por mund te dalin vështirësi të reja. Situata në Serbi është e tensionuar dhe ne Kosove nuk dihet me siguri se kush do ti fitoje zgjedhjet, a do të mbetet Kurti në pushtet dhe a do vazhdoje ta bëjë lojën e njejte që ka bere ne tre apo katër vitet e fundit. Por mendoj se ka shanse, pikërisht sepse situata ka ndryshuar dhe ka vetëdije se kjo mundësi duhet shfrytëzuar” – theksoi analisti I njohur duke shtuar se optimizmi bazohet edhe në faktin se, pavarësisht se situata në dialog është e vjetër, aktorët kryesorë evropianë janë të rinj.

I pyetur se çfarë strategjie duhet të pritet nga i dërguari i ri special i BE-së dhe sa do të ndryshojë nga taktikat e paraardhësit të tij Miroslav Lajçak, Maliqi tha se mbetet për t’u parë se çfarë lloj dinamike dialogu ka planifikuar Peter Sorensen

Advertisement