Connect with us

Sport

“Nuk ishte penallti”, ish-lojtari i Anglisë: Do tërboheshim po të jepej ndaj nesh!

Në lidhje me penalltinë që iu dha Anglisë me ndihmën e VAR-it në gjysmëfinalen e fituar 2-1 kundër Holandës, ka reaguar edhe Gary Neville.

Ish-mbrojtësi i njohur i Manchester United dhe kombëtares ishullore, ka dhënë një deklaratë që nuk është pritur aspak mirë në Angli.

Për Neville, i cili e sheh episodin me syrin e mbrojtësit, nuk ishte penallti kontakti Denzel Dumfries-Harry Kane.

Nuk ka shanse të jetë penallti, ai kontakt nuk është kurrë penallti! Nëse do të ishim në krahun tjetër dhe do të jepej penallti kundër nesh, do të ndiheshim të shkatërruar.

Gjithsesi, të jem i sinqertë nuk më intereson shumë. Sepse mendoj se Anglia do të ishte kualifikuar edhe pa atë penallti. Do e kishim gjetur gjithsesi një mënyrë për të mbërritur te goli”.

Njësoj mendon edhe Roy Keane, ish-kapiteni legjendar i “Djajve të Kuq”. Për irlandezin penalltia për “Tre Luanët” nuk qëndronte.

Jam dakord, edhe për mua nuk ishte fare penallti”.

Advertisement