Pinknews
Nuk ju shaj dot ashtu siç e meritoni
Einxhel Shkira është një nga moderatoret më të komentuara të momentit. Teksa pritjes së ëmbël po i vjen fundi, Einxhelit i duhet të përballet me komentet negative në rrjetet sociale.
Moderatorja nuk i ka kursyer një përgjigje njërës prej komentueseve duke u shprehur se i vjen keq për gratë, por më shumë për veten që është e detyruar të merret me persona të tillë.
“Më vjen keq për gratë. Por më shumë për veten. Për veten se jam e detyruar të duroj fytyra të tilla që mendojnë se kanë të drejtë me dhënë mend. Jo se jam gjynah se m’i thojnë ato fjalë, por jam gjynah se nuk iu shaj dot ashtu siç e meritojnë. Që jeni edhe vetë nëna, pastaj është tronditëse se çfarë edukate mund të jepni”, shkruan Einxhel Shkira.