Kosova
Nuk ka heqje të sanksioneve pa zgjedhje në veri, flet analisti i njohur

Analisti nga Prishtina, Artan Muhaxhiri, tha se sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës mund të ishin shmangur, por kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të jetë konstruktiv në raport me veriun e Kosovës dhe Bashkimin e Komunave Serbe. Ai beson se masat ndëshkuese nuk do të hiqen deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.
“Efektet e sanksioneve që Bashkimi Evropian i vendosi Kosovës gjysmë viti më parë janë të mëdha, si në kuptimin praktik ashtu edhe në atë simbolik. Janë bllokuar qindra milionë euro nga IPA dhe fondet e tjera të BE-së. Nga ana tjetër, në një kuptimi simbolik, kur është fjala për imazhin e Kosovës, është reflektuar keq, sepse kjo është hera e parë që Kosova është nën sanksione, të cilat absolutisht mund të shmangeshin, por kryeministri Kurti nuk ka dashur të jetë konstruktiv. Ky ka qenë rezultat i mungesës së shfrytëzimit të mundësisë për vazhdimin e dialogut për shkak të bllokadave që Kurti ka dashur t’i vendos në negociata” – tha Muhaxhiri duke shtuar se “ky është një mësim shumë i mprehtë për Kurtin”.
“Shpresoj që të mos e përsërisë në të ardhmen, sepse përgjigja nga Brukseli do të jetë gjithmonë e njëjtë, pavarësisht se cili lider është, nëse ai përpiqet të bllokojë normalizimin, do të ketë sanksione, izolim dhe nuk do të ketë niveli i njëjtë i bashkëpunimit si më parë” – theksoi analisti
I pyetur nëse sanksionet e dëmtuan politikisht Kurtin, apo përkundrazi, a çuan në rritjen e përkrahjes së tij në elektorat, Muhaxhiri beson se ato ishin politikisht të këqija për kryeministrin.
“Fuqia politike në Kosovë varet nga raportet që kanë liderët me bashkësinë ndërkombëtare. Ne ende kemi nevojë për mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, SHBA-së dhe vendeve të fuqishme në BE, veçanërisht Gjermanisë. Kur ky bashkëpunim ‘dëmtohet’, Kosova do ta pësojë. Njerëzit kanë filluar të kuptojnë se kryeministri Kurti duhet të bëjë kompromise, se ai duhet të bëhet shumë më pragmatik dhe jo kokëfortë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me BE-në. Gjithmonë do të ketë ndëshkim politik dhe financiar nëse vendimet e tij janë totalisht kundër projekteve gjeostrategjike dhe gjeopolitike për Kosovën dhe Ballkanin në tërësi” – potencoi Muhaxhiri
Për faktin se Kurti dhe zyrtarë në Prishtinë vazhdimisht bëjnë thirrje për heqjen e sanksioneve dhe thonë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së, edhe pse ende nuk ka zgjedhje në veri dhe në Bashkimin e Komunave Serbe, Muhaxhiri thotë se “zgjedhjet në veri janë një nga kriteret më të rëndësishme për heqjen e masave ndëshkimore”.
“Është një hap shumë i rëndësishëm për të normalizuar situatën, veçanërisht për minoritetin serb. Ata duhet të kenë përfaqësuesit e tyre që do të pasqyrojnë vullnetin e tyre politik. Për sa kohë që këto zgjedhje të shtyhen, përderisa nuk ka proces normal zgjedhor në veri, sanksionet nuk do të hiqen” – deklaroi analisti Muhaxhiri.

