Connect with us

Kosova

Nuk ka konsensus në Këshillin e BE-së për Serbinë, këtu nuk është parë asnjë ndryshim

“Zgjerimi i Bashkimit Evropian është rënë dakord në nivel politik dhe askush nuk do ta ndalë atë process” – keshtu tha ambasadorja e Belgjikës në Serbi dhe Mal të Zi Kati Bugenhout dhe theksoi se Unioni Europian nuk mund të zgjerohet pa kushte dhe se BE-ja i kushton rëndësi të madhe vlerave themelore.

“Ne nuk mund të ulim standardet tona vetëm për të pranuar vende të reja, nëse ato vende nuk respektojnë të njëjtat vlera dhe standarde” – tha ambasadorja, teksa duke folur për negociatat ndërmjet Serbisë dhe BE-së, u shpreh se në raportin për progresin e Serbisë nga nëntori 2023, shkruhet se nuk ka kritere të mbetura tranzicioni dhe se Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e kapitullit.

Kati Bugenhout kujtoi se Qeveria e Serbisë ka punuar në një mandat teknik nga zgjedhjet e dhjetorit deri më 2 maj, që do të thotë se “praktikisht nuk ka pasur punë legjislative gjatë katër muajve të parë të vitit 2024, gjatë të cilit Belgjika kryeson Këshillin e BE-së.

“Për momentin nuk ka ende konsensus në Këshill, sepse nuk kemi parë ndonjë ndryshim”, tha Kati Bugenhout.

Me rastin e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, ajo tha se është treguar se nuk ka ndryshim në vlerat themelore dhe se BE-ja do të vazhdojë të funksionojë në të njëjtat parime mbi të cilat është themeluar.

 

Advertisement