Connect with us

Kosova

Nuk ka konsensus për Kosovën në Serbi/ Shpresa e opozitës dhe Vuçiç

“Në skenën politike serbe, nuk mund të arrihet të ketë nkonsensus për Kosovën, sepse ka njerëz në opozitën pro-evropiane, të cilët do të dëshironin që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ta njohë zyrtarisht Kosovën, dhe paskësaj votuesit e zhgënjyer ta largonin nga pushteti, kurse opozita do lante duart nga tema e nxehtë” – kështu deklaroi gazetarja Liljana Smajloviç. “Kjo mund të shihet edhe nga fakti se ajo pjesë e opozitës nuk është më e gatshme as të thotë se as ‘ne nuk do ta njohim kurrë Kosovën’. Kemi parë në dokumentat e WikiLeaks se Ambasada Amerikane i tha 15 vite më parë qeverisë së atëhershme të Boris Tadiç: Nëse do të vendosësh pengesa në rrugën e Serbisë në Bashkimin Europian, thuaj se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Tani kemi ardhur në një pikë ku shumë njerëz nga opozita pro-evropiane as që do ta përsërisin këtë frazë rituale” – theksoi Smajloviç, duke shtuar se vetëm e djatha në Serbi ka daklaruar haptas që është kundër marrëveshjes franko-gjermane. E pyetur se sa e komplikon mungesa e unitetit politik për çështjen e Kosovës, qëndrimin e Beogradit në dialogun me Prishtinën, por edhe në raport me bashkësinë ndërkombëtare, Smajloviç tha se nga njëra anë nuk e vështirëson, sepse “ndërmjetësuesit ,pra Perëndimi, e di se Aleksandër Vuçiç ka kontroll mbi skenën politike në Serbi”. “Ata e dinë se kur negociojnë me të, ata janë duke negociuar me Serbinë. Dhe se nuk do të shfaqet asnjë forcë politike që mund të kërcënojë faktin se ai përfaqëson Serbinë” – u shpreh gazetarja serbe.

Advertisement