Connect with us

Kosova

Nuk ka krizë, largoni sanksionet/ Serwer thirrje Europës

Specialisti në fushën e menaxhimit të konfliktit dhe një nga vëzhguesit më të njohur të zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, konsideroi se “nuk ka krizë” në pjesën veriore të Kosovës së banuar me shumicë serbe, dhe për këtë arsye kërkoi nga Bashkimi Evropian që masat ndëshkuese që vendosi ndaj Kosovës duhet të largohen.

“Nuk ka krizë. Masat janë kundërproduktive. Largoni sanksionet!” – ka shkruar shkroi profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke folur për masat ndëshkuese që Unioni vendosi në qershor të vitit të kaluar ndaj Kosovës për shkak të përshkallëzimit të situatës në pjesën veriore të vendit, potencoi se masat kufizuese do të hiqen kur të vlerësohet se janë ndërmarrë hapat e duhur për qetësimin e situatës atje.

Në deklaratën e 27 shteteve anëtare të BE-së (3 qershor 2023) janë paraparë tri kushte për largimin e masave ndëshkuese: depërshkallëzimi i situatës në veriun e Kosovës të banuar me serbë etnikë, mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore dhe angazhimi në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Advertisement