Politike
Nuk ka liri për Metën/ GJKKO rrëzon kërkesën, avokati Cakrani: Po mbahet peng në paraburgim
Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta, i cili ka kërkuar shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg”. Një ditë më parë, përmes avokatit të tij, Meta kërkoi lirimin nga qelia. Ndërkohë, avokati i tij mbrojtës, Kujtim Cakrani, pas daljes nga ambinetet e GJKKO-s tha se gjykata nuk e ka arsyetuar aspak vendimin e dhënë. Cakrani e konsideroi vendimin të padrejtë, teksa shprehet se gjykata krijoi precedent për majtjen pa ligj të Metës.
“I kërkuam gjykatës shuarjen e masës së sorgumit, pasi ka plotësuar të gjitha kriteret e bazuara në ligj. Problemi është se ne bëjmë kërkesa të bazuara. Por gjykata nuk i merr parasysh. Më në fund dëgjon prokurorët që flasin dy minuta. Sot Gjykata ka krijuar një precedent, mbajtjen pa ligj të presidenti në qeli. Ne nuk e dimë se kur do të përfundojë seanca, apo ky gjyq. Do e kalojë apo do e kthejë për gjykim, se dimë se çfarë do të ndodh. Jemi në errësirë totale. Gjykata e rrëzoi kërkesën tonë, pasi ne nuk e dimë vendimin e arsyetuar. Krijoi precedent të rrezikshëm me zotin Meta. Janë ezauruar afatet për qëndrim në paraburgim. Afati 1-vjeçar u ezaurua dje.”, tha ai.
Kreu i PL-së, Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, pasi akuzohet nga SPAK për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara