Connect with us

Politike

“Nuk ka lule që ua merr nurin grave të sakrificës”, Rama uron 8 Marsin me videon e veçantë

Sot është festa e 8 marsit, Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila festohet nëpërmjet aktiviteteve të shumta.

Në Shqipëri kjo festë është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat, të cilat në këtë ditë ndihen të privilegjuara. Ato marrin dhurata nga fëmijët apo bashkëshortët, në shenjë mirënjohje dhe respekti.

Nuk ka munguar as urimi i veçantë i kryemistrit Rama, ku në rrjetet social ka shpërndarë një video duke i dhuruar trëndafila rozë disa grave dhe bën foto me to. Në mbishkrimin e videos kryeministri shkruan:  Mirëmëngjesi dhe me ditën e 8 Marsit që të kujton se nuk ka lule që ua merr nurin, grave të sakrificës, dhembshurisë e dashurisë, ju uroj një ditë të mbarë.

 

Top Channel

Advertisement