Connect with us

Rajon

Nuk ka më iluzione, Vuçiç tashmë ka zgjedhur anën e tij, larg nga BE-ja drejt Rusisë

Projekti i diskutueshëm për nxjerrjen e litiumit në Serbi, i njohur si “Jadar”, nuk do të realizohet

kështu deklaroi eksperti gjerman për politikë të jashtme, Milan Nič, nga Instituti Gjerman për Politikë të Jashtme (DGAP) në Berlin. Ai për Deutsche Welle u shpreh se ka informacione të besueshme që dëshmojnë përfundimisht se nga ky projekt nuk do të ketë asgjë.

Edhe përfaqësuesi i Partisë së Gjelbër gjermane, Manuel Sarrazin, ish-emisar për Ballkanin Perëndimor, kritikoi situatën në Serbi dhe ndikimin e tepruar të Vuçiqit, duke thënë se “90% e vendimeve kalojnë nga zyra e Presidentit.”

Sipas tij, presidenti serb tashmë është pozicionuar politikisht.

“Kam përshtypjen se Vuçiq tashmë ka zgjedhur anën e tij,” tha Sarrazin, duke përmendur vizitën e Vuçiqit në Moskë për Ditën e Fitores si sinjal të qartë të orientimit të tij.

 

Advertisement