Connect with us

Rajon

Nuk ka paqe për Greqinë, goditet nga një tjetër tërmet

Një tërmet me magnitudë 4.1 është regjistruar në orën 20:11 në Kretë, pranë Lasithit, raportojnë mediat vendase. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 33 kilometra në verilindje të Neapolis Lasithi dhe thellësia fokale e tij llogaritet në 5 kilometra.

Aktiviteti sizmik vazhdon në këtë zonë pasi dhe në orët e para të mëngjesit të së martës qytetarët ndjenë sërish lëkundje. Tërmeti me magnitudë 4.1 Rihter, me thellësi fokale 15.9 km dhe me epiqendër 37 km ra në veri-verilindje të Neapolis Lasithit.

Advertisement