Connect with us

Kosova

Nuk ka përsëritje zgjedhjesh/ Kurti do mundohet që kriza të zgjasë sa më gjatë

Analisti nga Prishtina, Shkelzen Maliqi, tha se dyshon në mundësinë e përsëritjes së zgjedhjeve dhe se opsioni më real është që qeveria e re të formohet nga partitë opozitare së bashku me komunitetet pakicë, por se pret që kryeministri aktual Albin Kurti të bëjë gjithçka që mundet që kriza të zgjasë sa më gjatë.

“Unë nuk besoj se do të ketë një skenar ‘bullgar’ ose ‘izraelit’ në të cilin zgjedhjet janë përsëritur vazhdimisht. Votat janë të ndara, por opozita ka shumicën. Nëse arrihet një marrëveshje, Kurti mund të manovrojë vetëm për të zgjatur krizën për formimin e qeverisë. Ai dhe Vetëvendosje kanë përparësi këtu sepse do të jenë të parët që do të marrin mandat” – deklaroi analisti I njohur dhe rikujtoi se Vetëvendosje fillimisht do të ketë mundësinë për të formuar qeverinë e re, por për këtë nuk kanë partnerë.

“Kurti në fjalimin e tij të fitores e quajti kafshe opozitën. Ai as nuk ia arriti qëllimit për të fituar 500 mijë vota dhe as nuk ka shumicën për të formuar një qeveri me pakicat. Ai mund të përfshijë Listën Serbe ose pakicën Serbe, por kjo do të humbiste besimin e elektoratit të tij” – teksoi analisti politik.

Maliqi gjithashtu beson se është e vështirë të pritet që Kurti të bëjë koalicion me njërën nga partitë që ka marrë më së shumti vota, si LDK apo PDK dhe sipas tij, prandaj është më realiste që opozita të arrijë një marrëveshje.

“Ata kanë mundësinë të formojnë një shumicë mes votuesve shqiptarë dhe të formojnë një qeveri me një pjesë të partive të pakicës. Nëse gjithçka shkon kështu, kur Kurti te heq dorë nga formimi i një qeverie të re, ose nuk mund ta formojë një të tillë, atëherë opozita do të përpiqet ta bëjë këtë – është i bindur Maliqi.

Ai gjithashtu shpjegoi se bashkësia ndërkombëtare në Kosovë insiston që qeveria e ardhshme të përbëhet nga një koalicion më i madh, por se dyshon se Kurti do ta pranojë një opsion të tillë. Nga ana tjetër, ai është i bindur se një qeveri e formuar nga opozita mund të përmbushë detyrimet e saj ndërkombëtare dhe më pas të organizojë zgjedhje të reja.

Advertisement