Kosova
NUK KA SHPETIM, 10 maji gijotinë mbi Kosovën për asociacionin
Koordinatori i Konventës Kombëtare serbe për Kapitullin 35, Dragisha Mijaçiç, tha se ka pak mundësi që Qeveria e Kosovës të miratojë draft Statutin e asociacionit deri më 10 maj, i cili është parakusht kryesor për pranimin e Kosovës në KiE.
Sipas tij Prishtina zyrtare me lëvizjen për ta çuar draftin në Gjykatën Kushtetuese është një oksimoron që synon në radhë të parë të qetësojë publikun dhe aktorët ndërkombëtarë për të arritur qëllimin për një votë pozitive nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës.
“Nuk do të ndodhë aq lehtë që Qeveria e Kosovës t’i dërgojë Gjykatës Kushtetuese një mendim për draft Statutin e asociacionit, sepse Gjykata Kushtetuese nuk është mekanizëm kushtetues. Që qeveria të dërgojë një dokument të tillë, fillimisht duhet ta miratojë dhe më pas si detyrim ligjor ndërkombëtar ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Nëse ndodh që qeveria të dërgojë një dokument të tillë pa e miratuar më parë, Gjykata Kushtetuese do ta refuzojë atë” – deklaroi Mijaçiç
Ai gjithashtu theksoi se ka një sekuencë të qartë hapash që duhet të ndërmerren për formimin e Unionit të Komunave Serbe dhe se çdo anashkalim do të çojë në dështim dhe në ndonje argument të ri se dokumenti nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin.
“Është një lojë e luajtur kryesisht nga Qeveria e Kosovës për të qetësuar opinionin ndërkombëtar për votimin në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës” – deklaroi Mijaçiç duke shtuar se Kosova nuk do të mund të shpëtojë nga obligimi ndërkombëtar.
“A do të kushtëzohet asociacioni me anëtarësimin e Kosovës në KiE apo jo, këtë do ta vendosin ministrat e shteteve anëtare të Këshillit, por qeveria e Kosovës sigurisht që nuk do të mund t’i shpëtojë obligimit që ka pranuar”, potencoi Mijaçiç.