Kosova
Nuk ka zgjidhje para zgjedhjeve/ Alon Ben Meir komenton deklaratën e Kurtit
Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben Meir, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet, para se aleatët të nisin të merren me zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bashkimin Evropian.
Lidhur me këtë, profesori amerikan ka thënë se kryeministri Kurti duhet të kuptojë që normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, nuk do të ndodhë para zgjedhjeve në SHBA.
“Kur Kurti deklaroi se ekziston “një ndjenjë urgjence” për të zbatuar marrëveshjen dhe për të normalizuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA në vitin 2024, ai duket se sugjeron se kjo urgjencë është nxitur sepse SHBA dhe BE gjithashtu duan të largojnë Serbinë nga ndikimi i Rusisë. Po. Ky mund të jetë qëllimi përfundimtar i SHBA-së dhe BE-së, por Kurti duhet të kuptojë se normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë nuk do të ndodhë para zgjedhjeve në SHBA, pavarësisht se çfarë SHBA dhe BE i ofrojnë Serbisë në këtë moment”, ka theksuar Alon Ben Meir
Sipas tij Kurti mund të ndihmojë procesin e normalizimit fillimisht duke adresuar çështjet e pazgjidhura të zgjedhjeve dhe Asociacionin e Komunave Serbe dhe të ulë tensionet me Serbinë.