Connect with us

Bota

“Nuk kam asnjë ide se nga erdhi imazhi”, Trump flet për foton e tij të bërë nga AI të veshur si Papë: Gruas time i pëlqeu

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të hënën se “nuk ka asnjë ide” se nga erdhi imazhi i tij si Papë nga inteligjenca artificiale, edhe pse ai postoi në llogarinë e tij Truth Social.

“Dikush krijoi një fotografi timen të veshur si papa dhe e publikoi në internet. Nuk jam unë që e bëra. Nuk kam asnjë ide se nga erdhi. Ndoshta ishte inteligjenca artificiale, por nuk di asgjë për të. E pashë vetëm mbrëmë”, tha presidenti në Zyrën Ovale të hënën.

“Në fakt, gruaja ime mendoi se ishte e lezetshme. Ajo tha: A nuk është e bukur?”, shtoi presidenti.

I pyetur pse u postua në llogarinë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë edhe pse ishte krijuar artificialisht, presidenti u përgjigj: “Më lini të qetë”.

“Dikush e bëri për qejf”, shtoi ai

Advertisement