Connect with us

Politike

“Nuk kam moshë të përplasem me Gardën”, Shehi flet për aksionin opozitar

Dashamir Shehi, i ftuar në studion e emisionit “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, komentoi aksionin opozitar në Parlament.

“Nuk kam moshë… le që nuk jam i bindur që kjo është formula më e mirë, të shkosh të përplasesh me Gardën. Unë kam muaj që them që gjysma e opozitës është Parlamenti. Është arma më e mirë që ka opozita dhe më vjen keq që shpërdorohet. Kështu që, unë jam për t’u kthyer në Parlament. Një pjesë i kanë përzënë nga Parlamenti. E dëgjova Spiropalin që tha se duan zgjidhje. Nuk është hall i madh kjo punë për t’u zgjidhur. Të mblidhet Komisioni i Etikës dhe ta heqë dënimin. Ditën e hënë pastaj është në vullnetin e atyre nëse duan të hyjnë seriozisht apo ky është sebep i kotë. Kjo punë nuk shkon më”, deklaroi Shehi.

“Janë djegur karriget, por nuk u bë qameti për kaq. Nëse kanë dëshirë palët, gjendet zgjidhja. Opozita le të ngrejë problemet”, shtoi Shehi.

 

Advertisement