Kosova
Nuk kemi kujt ti besojmë…Gërvalla flet për SHBA dhe emisarin Lajçak
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, ka thënë se nuk i beson dialogut që ndërmjetësohet nga emisari sllovak, Miroslav Lajçak.
“Kam arsye për të mos i besuar këtij dialogu, pasi që Lajçak ka dhënë argumente të mjaftueshme për të treguar se është shumë i njëanshëm në këtë proces” – ka thënë Gërvalla në një intervistë.
Mirëpo, sipas saj, Lajçak është vetëm një zyrtar i BE-së, i cili, – theksoi ajo – “pagën e merr për një kohë të caktuar për t’u angazhuar në këtë proces. Lajçak do të shkojë dhe do të vijë tjetri, prandaj ne duhet të zgjedhim se kujt i besojmë në procese të tilla”.
“Ne i besojmë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne i besojmë Gjermanisë, ne i besojmë Mbretërisë së Bashkuara” – ka theksuar Gërvalla dke shtuar: –
“Rrjedhën që ka marrë dialogu i udhëhequr nga Lajçak, ne e kemi vënë në pah që nga viti 2021. Kam shfrytëzuar çdo rast që kam pasur me kolegët e mi dhe përfaqësues të tjerë të politikës së jashtme ndërkombëtare, për të treguar që ne kemi shumë shqetësime lidhur me këtë proces”.
Prandaj, potencoi ajo, “zyrtarët shkojnë e vijnë, partneritetin kryesor Kosova e ka me SHBA-në, me BE-në – shtetet anëtare – dhe me Mbretërinë e Bashkuar”.