Aktualitet
“Nuk kuptoj italisht”/ U arestua me 11 kg kokainë, Gjykata e Breshias lë të lirë shqiptarin
Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua një javë më parë në Breshia në Itali, pasi u kap me 11 kg kokainë është lënë i lirë nga gjykata. Sipas Gjykatës së Breshias për shkak të disa gabimeve proceduriale në përkthimin e akt-akuzave, i riu do të lihej i lirë
Gjykata anuloi masën e paraburgimit, për shkak të mospërkthimit të akt-akuzës në gjuhën amtare të të pandehurit, duke e bërë të pamundur mbrojtjen e tij.
Por Prokuroria e Breshias, arriti të gjejë një përkthyes dhe anuloi vendimin e gjykatës për lirimin e tij. Por historia e të riut shqiotar në Itali ka ngritur shumë opikëpyetje rreth sistemit gjyqësor dhe aftësive të tij. 27-vjeçari u arrestua në Breshia pasi po tentonte të trransportonte 11 kg kokainë, por ai u ndalua nga autoritetet italianë gjatë një kontrolli.
I riu në seancën e parë gjyqësore kishte deklaruar se nuk kuptonte italishten, duke kërkuar një përkthyes. Por gjatë seancës, gjykata nuk mund të sillte një përkthyes për të dhe vendosi ta lejë të lirë, por ishte Prokuroria ajo që e anuloi këtë vendim.
Kjo çështje ngriti shqetësime rreth procedurave se si emigrantët merren në pyetje në Itali dhe Prokuroria bëri kërkesë për rishikimin e protokollit të procesit penal.