Connect with us

Politike

“Nuk më pëlqeu gjuha e Berishës, as fjalimi i Metës”, Lubonja kritika për protestën: Retorikë që nuk bind

Analisti i njohur Fatos Lubonja ka shprehur rezerva sa i takon protestës së opozitës para Kryeministrisë. I ftuar në studion e “Open” të gazetares Eni Vasili, Lubonja u shpreh kritik për gjuhën e Berishës, ndërsa shtoi se nuk i pëlqeu as fjalimi i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Lubonja tha se priste të shihte një opozitë ndryshe, por retorika dhe diskursi që dominoi, shton ai, nuk bind.

“Nuk pajtohem me një argument shumë të përdorur, pjesërisht qëndron, që kemi një opozitë zhgënjyese, na ka zhgënjyer nja 10 vjet. Mendimi im është se kur të ikë Berisha, Meta, për arsye të ndryshme, unë dyshoj shumë që populli do të dalë të ndjekë disa njerëz të tjerë frymëzues. Problemi nuk është opozita, por një strategji e njohur që është ndjekur indiferentizmi, eliminimi i zërave opozitarë duke i delegjitimuar duke lodhur njerëzit, një dhunë strukturore që e bën shteti.

Do të doja të shihja një opozitë tjetër, me një tjetër gjuhë. Nuk më pëlqeu gjuha e Berishës, as fjalimi i Metës. Nxori ato mllefet e veta sikur nuk kishte fokus. Tre gjera duhet të kesh arsimi, shëndetësia, korrupsioni, jo fokus nga të katër anët, tradhtia e Kosovës, diskurse të konsumuara, retorikë që s’të bind”, tha Lubonja.

Advertisement