Connect with us

Bota

Nuk mjafton Covid-19/ Shfaqet lloji i rrallë i Gripit të Derrit

Do të ishte një makth tjetër pas asaj që po përjetojmë me pandeminë e Coronavirusit. Në Kanada, në provincën perëndimore të Alberta, në mes të tetorit, autoritetet shëndetësore raportuan rastin e parë në vend të një njeriu të infektuar me virusin H1N2, një rast i rrallë e gripit të derrit, për të mos u ngatërruar me virusin më të zakonshëm të gripit të derrit, i njohur tashmë edhe si H1N1.

Zyrtarët kanadezë të shëndetësisë kanë nisur punën dhe po verifikojnë origjinën dhe përhapjen e virusit, përcjell Ora News.

Gripi i rrallë i derrave, H1N2

“Ky është rasti i vetëm i gripit të raportuar në Alberta. Pacienti u testua dhe u shërua shpejt. Nuk ka asnjë provë në këtë kohë që virusi është përhapur më tej”, lexohet në deklaratë.

Pacienti përjetoi simptoma të lehta si gripi dhe shtohet në listën e njerëzve të infektuar të regjistruar deri më sot.

Kujtojmë që nga viti 2005 ka pasur vetëm 27 raste në të gjithë botën e njerëzve të infektuar me H1N2.

H1N2 nuk është një sëmundje e lidhur me ushqimin dhe nuk është e transmetueshme tek njerëzit duke ngrënë mish derri ose produkte të tjerë të mishit të derrit, thanë zyrtarët, “ky është një lloj i rrallë gripi tek njerëzit, i fituar zakonisht nga ekspozimi ndaj derrave. i infektuar dhe nuk përhapet lehtë nga njeriu në njeri“.

ora news/

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *