Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar strukturat përgjegjëse për menaxhimin e territorit se do të ndiqen penalisht nëse nuk denoncojnë ndërtimet pa leje në territorin e tyre.

Rama njoftoi se një rregullore e bashkisë së Tiranës për menaxhimin e hapësirës publike do të adaptohet për tu kthyer në Rregullore Kombëtare për tju shërbyer si inspektorëve të Mbrojtjes së Territorit, qoftë dhe policisë bashkiake dhe asaj të shtetit, por dhe qytetarëve.

“Kur bëhet fjalë për zhvillime që bëhen me javë e muaj dhe askush nuk i denoncon, atëherë kjo është pashfajësi.

Njerëz që përfaqësojnë shtetin nuk mund të luajnë me 2 porta. Duhet të marrin përgjegjësinë e tyre dhe ta mbulojnë territorin dhe të informojnë.

Natyrisht policia s’ka detyrë të merret me lejet e ndërtimit, por do ta ketë detyrim të marrë përsipër të informohet ka apo s’ka leje ndërtimi.

Për pjesën tjetër e ka policia bashkiake IKMT dhe ata që bëjnë akt -kontrolle. Të gjithë ata që bëjnë akt-kontrolle janë për të shkuar për ndjekje penale, sepse firmosin akt kontrolle sipas qejfit të ndërtuesve dhe për këta masat e reja do të penalizojnë cdo kënd që hedhin firmë për një hapësirë që nuk figuron në lejen e ndërtimit apo volum që është në shkelje të lejes së ndërtimit”, tha Ram

Edi Rama: Rregullorja e menaxhimit të hapësirës publike bazuar në një dok të bashkisë tiranë e cila do të adaptohet për tu kthyer në rregullore kombëtare të menaxhimit të hapësirës publike, qoftë inspektorëve qoftë ato që kanë njësi shërbimi, policisë dhe qytetarëve

Pa diskutim në këto masa do të vendoset dhe përgjegjësia penale e inspektorëve të mbrojtjes së territorit policëve bashkiakë, policisë së shtetit dhe shefave  të komisariateve për çdo ndërtim pa leje që nuk ju ka rënë në sy

Kur bëhet fjalë për zhvillime që bëhen me javë e muaj dhe askush nuk i denoncon, atëherë kjo është pashfajësi. Njerëz që përfaqësojnë shtetin nuk mund të luajnë me 2 porta. Duhet të marrin përgjegjësinë e tyre dhe ta mbulojnë territorin dhe të informojnë.

Natyrisht policia ska detytë të merret me lejet e ndërtimit por do ta ketë detyrim të marrë përsipër të informohet ka apo ska leje ndërtimi. Për pjesën tjetër e ka policia bashkiake IKMT dhe ata që bëjnë akt kontrolle.

Të gjithë ata që bëjnë aktkontrolle janë për të shkuar për ndjekje penale sepse firmosin akt kontrolle sipas qejfit të ndërtuesve dhe për këta masat e reja do të penalizojnë cdo kënd që hedhin firmë për një hapësirë që nuk figuron në lejen e ndërtimit apo volum që është në shkelje të lejes së ndërtimit.