Connect with us

Rajon

Nuk mund të qëndroni vëzhgues të heshtur/ Letra e politikanit serb drejtuar Ursula von der Leyen

Kryetari i Partisë Demokratike ne Serbi, Srdjan Milivojeviç, i dërgoi një letër të hapur Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në të cilën shkruan se Komisioni Evropian (KE) nuk duhet të mbetet një vëzhgues i heshtur i ngjarjeve në Serbi.

“Kjo spirale dhune tregon qartë se regjimi i Aleksandar Vuçiç po përdor burimet shtetërore jo për të mbrojtur qytetarët dhe sigurinë e Republikës së Serbisë, por për të ruajtur pushtetin dhe kontrollin e vet përmes frikës. Serbia është në një pikë kthese historike. Në njërën rrugë është errësira autoritare, dhe në tjetrën është një e ardhme evropiane e themeluar mbi lirinë, drejtësinë dhe sundimin e ligjit”, shkroi Milivojeviç

Ai i bëri thirrje von der Leyen dhe KE-së që “të mbrojnë qartë, me vendosmëri dhe publikisht” vlerat evropiane në Serbi, duke shtuar se mbështetja e saj është thelbësore – “jo vetëm për qytetarët e Serbisë, por edhe për besueshmërinë e vetë Bashkimit Evropian”.

Milivojević deklaroi se pret që KE-ja të dënojë pa mëdyshje dhunën ndaj qytetarëve, studentëve, profesorëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në protestat paqësore, të fillojë një dialog politik urgjent në institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare mbi hapat konkretë për të ndaluar erozionin e mëtejshëm të sundimit të ligjit në Serbi dhe t’u dërgojë një mesazh të qartë autoriteteve në Serbi se represioni dhe shtypja e lirive nuk do të tolerohet, duke theksuar se masat e BE-së duhet të drejtohen ndaj atyre që janë përgjegjës në pushtet, “dhe jo ndaj qytetarëve që luftojnë për liri dhe demokraci”.

Advertisement